Lajme

Vulin sërish mohon Masakrën e Reçakut: Një gënjeshtër e tmerrshme që duhet zbuluar

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 15 January 2022

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sërish se Masakra e Reçakut është “një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe që duhet zbuluar”.

Ai tha se NATO e përdori këtë ngjarje si justifikim për fillimin e “agresionit” në ish-Jugollsavi.

“Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, tha Vulin në programin e mëngjesit të TV Happy në Serbi.

-Advertisement-

Mohimin e masakrës ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë, ministri serb po e bën pikërisht në ditën kur krerët kosovarë thanë se mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit.

Përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë i përmendi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin.

“Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë. Askush të mos e harrojë dhe as mohojë atë që ndodhi këtu. Kjo ishte arsyeja se pse SHBA dhe aleatët u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës, të civilëve të pambrojtur dhe në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Besojmë se të gjithë popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe të sigurt”, tha Hovenier në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut./klankosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera