Vulin po shkarkohet për shkak të hajnisë
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 26 September 2017
Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic së shpejti do të iniciojëshkarkimin e Aleksandar Vulin’in nga posti i ministrit të mbrojtjes pas shumë aferave që dolën në opinion.
Ministrja e re e mbrojtjes së Serbisë do të jetë Marija Obradovic, funksionarja e lartë e SNS, partisë në pushtet, nga Kraleva dhe kryetarja e Këshillit të Kuvendit për siguri.
Vitin e fundit emri i Vulin’it shpesh u përmend nëpër afera, prej keqpërdorimit të fondeve për invalidë të luftës në ministrinë e kaluar deri te afera e blerjes së banesës, kur ka deklaruar se 23 herë ka shkuar te tezja në Kanada për t’i marrë të hollat e nevojshme për banesë, transmeton gazetametro.
Momentalisht, Vulin gjendet në Moskë ku në mënyrë të fshehtë po lobon te rusët që ta mbrojnë, sepse, gjoja, pas ndërrimit të tij qëndron administrata e SHBA. Nga ana tjetër, sipas Kuririt, zgjedhja e Obradovic’it do t’i zbusë pasojat e aferave të Vulin’it, dhe regjimit aktual do të mundësohet t’iu ofrojë popullit tregimin se “Serbia për herë të parë në histori do ta ketë një ministre të mbrojtjes femër”, që do të shërbejë para zgjedhjeve të ardhshme në Beograd.
Përndryshe, ditëve të kaluara është zbatuar”spastrimi i qetë” i kuadrove të Vulin’in në ministrinë për punë sociale të cilën tani e udhëheq Zoran Djordjevic. Janë ndërruar dhjetëra drejtorë të qendrave sociale dhe funksionarë të ministrisë të cilët janë në partinë e Vulin’it.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...