Lajme

Vulin i kundërpërgjigjet Haradinajt pas deklaratës së djeshme

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 26 May 2017

Ministri i Punëve të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje ka thënë se Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë, kur ai të bëhet kryeministër i vendit.

Vulin sic raporton Tanjug, ka përsëritur deklaratën e tij që e cek gjatë secilës intervistë që Kosova është Serbi, transmeton Indeksonline.

“Nëse Serbia nuk do të ekzistojë  dhe nuk do të jetë në Kosovë, pse atëherë po kërkohet nga Serbia që të bisedojë me shqiptarët. Nëse nuk ka Serbi, pse Kosova pra nuk është anëtare e OKB-së dhe pse Haradinaj duhet të fshihet nga urdhërarresti i lëshuar nga Serbia”, ka theksuar Vulin. /Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera