Lajme

Vulin kërkon nga Rusia ta pamundësojë hyrjen e Kosovës në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 15 August 2017

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar sot nga ambasadori rus Aleksandar Cepurin që Rusia të bëjë çmos që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ai gjatë një takimi në Beograd ka falënderuar diplomatin rus për qëndrimin e deritanishëm të Moskës zyrtare ndaj Kosovës.

“Vulin në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes ka lutur ambasadorin që Rusia sikur edhe deri më tash, të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të pamundësuar  pranimin e Kosovës në Interpol”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera