Lajme

Vuçiqi takohet për të dytën herë brenda shkurtit ambadorin e Rusisë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 14 February 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Siç thuhet në komunikatën e Zyrës për Bashkëpunim me Media të Presidentit, Vuçiq dhe Harçenko kanë folur në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës

Para kësaj, Vuçiq dhe Harçenko u takuan në fillim të shkurtit, kur presidenti serb tha se e kishte informuar ambasadorin rus për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës.

“E informova ambasadoren Bocan-Harchenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti të papërgjegjshëm të regjimit të Kurtit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram në momentin pas takimit.

-Advertisement-

“Përsërita mirënjohjen time për Rusinë për mbështetjen e saj në respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, theksoi Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera