Lajme

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 27 April 2017

Pas vendimit të sotshëm të Gjykatës franceze në Colmar, e cila e liroi Ramush Haradinajn nga akuzat e Serbisë, Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me emocione.

Siç tha ai, “vendimi është i kundërligjshëm, skandaloz dhe i turpshem” dhe se “do të ishte qesharak po të mos ishte trishtues”.

Vuçiqi shtoi se qeveria serbe konsideron se “vendimi ishte kryesisht politik”.

-Advertisement-

Vuçiqi pastaj akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare se nuk e konsiderojnë krim nëse është kundër atyre që ata i luftuan ushtarakisht, duke aluduar në intervenimin ushtarak të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999.

“Për ne është kriminel ai që ka kryer krime, për ta nuk është krim në qoftë se është kryer kundër atyre kundër të cilëve ata luftuan ushtarakisht apo politikisht”, tha ai.

Ai shtoi se ditët e fundit kemi mundur të dëgjojmë kërcënime të ndryshme.

“Dhe cili është çmimi që ne duhet të paguajmë, asgjë”, shtoi ai.

Në vazhdën e akuzave, Vuçiqi u “shfry” edhe ndaj zyrtarëve të BE-së që i “mbajnë predikime  Serbisë” së si duhet të funksionojnë shteti ligjor.

“Ata na mbajnë predikime se si duhet të funksionojë shteti i së drejtës, mos e bëni më këtë”, tha kryeministri serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera