Vuçiqi në Gjermani për litiumin

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 10 December 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Gjermani në një vizitë zyrtare, ku ka biseduar me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Temë e bisedave mësohet të ketë qenë çështja e litiumit, material të cilin Serbia e posedon në sasi të mëdha.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram, Vuçiqi tha se Scholzin kanë diskutuar për mundësitë e përdorimit të teknologjive të avancuara dhe ekspertizës gjermane në miniera dhe shprehu besimin se përmes bashkëpunimit me Gjermaninë, e cila tha se është lider në aplikimin e inovacioneve dhe zgjidhjeve ekologjike në industrinë minerare, “do të përmirësojmë kapacitetet tona dhe vendosim bazat për qëndrueshmërinë afatgjatë në këtë sektor”.
“Pres që bashkëpunimi ynë të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e industrisë minerare, por edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në fushën e tranzicionit energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit. Themelet e hedhura sot do të jenë vendimtare për zhvillimin e ardhshëm të vendeve tona në këtë sektor”, deklaroi Vuçiqi, raporton Klankosova.tv.
Tutje, presidenti serb foli edhe për projektin “Zinnwald Lithium GmbH”, i cili tha se është gjithashtu shumë i dobishëm për vendin e tij.
“Ky projekt, i vendosur në zemër të Saksonisë, është një shembull se si teknologjitë inovative dhe strategjitë e planifikuara me kujdes mund të ofrojnë burime për tranzicionin e energjisë, duke respektuar standardet më strikte mjedisore. Vizita në Freiberg solli njohuri të vlefshme për mundësitë që shtrihen në punën e përbashkët në projekte të përgjegjshme dhe të qëndrueshme ndaj mjedisit, të cilat do të kontribuojnë në përparimin teknologjik të Serbisë dhe forcimin e bashkëpunimit midis vendit tonë dhe Gjermanisë”, u shpreh Vuçiqi gjatë vizitës në Muzeun e Qytetit dhe Minierave në Freiberg.
Në korrik të këtij viti, kancelari gjerman, Olaf Scholz qëndroi në Beograd ku tha se projekti “Jadar”, i cili parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë, është gjë e mirë për këtë vend.
Scholz dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, patën theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm, do të respektohen standardet më të larta për ambientin.
Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq është përballur me kundërshtimet e ambientalistëve dhe banorëve të zonës, të cilat kanë shqetësime për mjedisin.
E gjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, që u mbajt gjatë vizitës së Scholzit atje, blloku evropian dhe Serbia nënshkruan memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike.
Ky takim kishte ndodhur pak ditë pasi Qeveria e Serbisë e kishte rishikuar projektin “Jadar”, i cili parasheh hapjen e një miniere të litiumit në luginën e Jadrës në Serbi nga gjiganti botëror, Rio Tinto.
Në konferencë të përbashkët me Shefçoviqin dhe Vuçiqin, Scholzi pati thënë se “Jadar” është projekt evropian.

Të tjera
-
Lirohet nga burgu presidenti i Koresë së Jugut i akuzuar për shpalljen e ligjit ushtarak
Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut është liruar nga burgu, një ditë p...
-
Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare
Njohësi i çështjeve politike dhe ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës p...
-
Aṛmët bërthamore, lideri i Iranit: Nuk do të negociojmë nën ‘bullizmin’ e SHBA-së
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të shtunën se shteti ...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (...
-
Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin-Thesari autorizohet për ta kryer transferin
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qev...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje
Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në t...
-
Krasniqi uron gratë për 8 Marsin: Respekti dhe mbështetja për gratë duhet të jenë çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar të ...
-
“Nanë edi që je tu më pa”- Nuk mund të mbajë lotët, teksa ia thotë këto fjalë nënës së për 8 Mars
Gjatë emisionit Zgjohu, 21 vjecarja Semra ju dërgoi mesazh të gjitha nënave p...
-
Dodik i përgjigjet Sekretarit Rubio: I përdori narrativat e Administratës së Biden, Republika Srpska s’i ndalë politikat e saj
Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, ka reag...
-
Osmani e përqafuar nga vajzat e saja: Dashuria më e ëmbël
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë bashkë me dy ...
-
Sụlmet ndaj personave zyrtarë, sivjet u raportuan 26 raste
Plot 180 raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë janë regjistruar në Kosovë g...
-
Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar në profilin e ti...