Lajme

Vuçiqi ankohet për aksionin e sotëm në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 16 March 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot për aksionin “Brezovica” që Policia e Kosovës e vazhdoi edhe sot, duke arrestuar një doganier dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”.

Vuçiq është ankuar që Policia e Kosovës, sipas tij, hyri në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë. Sipas tij, qëllimi i këtij aksioni nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit por “krejt çështje tjetër”.

Ai, siç shkruajnë mediat serbe, tha se qëllimi i institucioneve të Kosovës është ta “pastrojnë” jugun e Kosovës nga serbët “që ata të mos mbijetojnë”.

-Advertisement-

Presidenti serb e shfrytëzoi mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe e duke u mburrur.

“Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, tha Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera