Lajme

Vuçiq: vendimi i Prishtinës nuk destabilizon marrëdhëniet mes vendeve

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 08 March 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bukuresht tha se nuk beson që mos përmbushja e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave serbe do të çojë drejt destabilizimit në marrëdhëniet me Kosovën.

Ai në lidhje me vendimin e Prishtinës zyrtare tha se nuk dëshiron të ngutet me deklarata dhe se ende nuk ka dëgjuar detaje për këtë çështje, shkruan Infokusi.

“Dua të shoh se për çfarë bëhet. E shoh se ekziston një keqkuptim në opinion për thelbin e marrëveshjes së Brukselit. Do të sjell marrëveshjen e Brukselit ditëve të ardhshme dhe do ta lexoj, pasi duket se nuk është e mjaftueshme që ta vendosni në ueb faqe për ta parë të gjithë, në mënyrë që qytetarët të ketë mundësi ta shohin se bërthamë e marrëveshjes është asociacioni për komunat serbe”, shpjegoi ai.  Ai ka shprehur çudi që është marrë një vendim i tillë.

-Advertisement-

“Më lejoni 24 orë nëse mundem të reagoj. Sot nuk kam pasur të çoj kokën nga punët në Rumani”, tha  Vuçiq.

I pyetur se çfarë do të ndërmarrë Serbia, ai theksoi se nuk mund të diskutohet në mënyrë të tillë, pasi Serbia nuk është lodër dhe se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar para pesë vitesh për formimin e asociacionit me komuna me shumicë serbe. /Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera