Vuçiq thotë se Serbia po sulmohet për shkak të “marrëveshjes burokratike”

Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 28 September 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha më 28 shtator se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.
Vuçiq nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.
Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviq, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.
Plani konsultativ 2023-2024 i Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në Nju Jork në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar që nga 24 shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Përmbajtja e Planit të Konsultimeve nuk është bërë publike.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha më 26 shtator se BE-ja është “seriozisht e shqetësuar” për afrimin e Serbisë me Rusinë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha më 26 shtator se në rrethanat aktuale “pres që Serbia të qëndrojë në mbrojtje të vlerave evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare”.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Rusinë, Serbia dërgoi një mesazh krejtësisht të kundërt, pavarësisht se deklaroi se nuk do të njihte rezultatet e referendumeve të rreme që Rusia po zhvillon në territorin e pushtuar të Ukrainës”, tha ai.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, tha se nënshkrimi i marrëveshjes me Rusinë është “goditje” ndaj procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Më 24 shtator, presidenti serb Vuçiq, u takua në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Edhe pse detaje të atij takimi nuk janë bërë publike nga Presidenca serbe, ato mund të gjenden në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Ndërkaq, më 28 shtator, Vuçiq tha se Serbia “nuk mund dhe nuk do të njohë” aneksimin e katër rajoneve ukrainase, në të cilat Moska ka mbajtur referendume të rreme për bashkimin e tyre me Rusinë.
Referendumet, që Perëndimi dhe Kombet e Bashkua i cilësuan si të rreme, u zhvilluan nga 23 deri më 27 shtator. Votimet u mbajtën në katër rajonet ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Këto katër rajone përbëjnë 15 për qind të territorit ukrainas.
“Serbia i përmbahet ligjit publik ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të OKB-së. Ne mbrojmë integritetin tonë territorial dhe të vendeve të njohura ndërkombëtarisht”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai nuk do të ketë më asnjë qëndrim “përveç Kosovës”.
Serbia ka votuar për disa rezoluta të OKB-së që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ndërkaq, zyrtarët në Serbi ende refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe bllokojnë përpjekjet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Në këto bllokada, Beogradi llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës./REL

Të tjera
-
LDK-ja e zyrtarizon kandidatin për kryetar të Mitrovicës
Gëzim Plakolli ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës....
-
Dështoi gjashtë herë, Haxhiu: Shpresojmë që opozita të reflektojë
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, po mban ende shpresa se do t’i ma...
-
Eskalon çmimi i kafesë në kryeqytet – 2 euro për një macchiato të madhe
Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur re...
-
Lumir Abdixhiku mungoi sot në Kuvend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka munguar në sean...
-
Sveçla pas dështimit të seancës: Dita shumë e mirë
Deputeti i VV-së, njëherësh ministri në detyrë i Punëvë të Brendshme Xhelal S...
-
Nga 57 në 54, pse Vetëvendosjes sot i ranë tre numra në Kuvend
Albulena Haxhiu ka marrë sot tre vota më pak se herët e kaluara në kandidatur...
-
Propozimi epik i Bekë Berishës për Përparim Ramën “Zgjedhe një shesh e leja emrin Donald Trump, se na kanë harru miqtë tanë”
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha pas seancës ka bër...
-
Bajrami: VV-ja me vetëdije po e bllokon konstituimin e Kuvendit, LDK-ja s’bëhet pjesë e një mashtrimi politik
Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja respekton të drejtën e partisë s...
-
Limaj beson se seancat do vazhdojnë të dështojnë
Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket konstitui...
-
Memli Krasniqi tejet i zhgënjyer pasi dështon seanca konstituive e kuvendit “Ju kërkojmë falje qytetarëve, pasi po bëjnë shaka me ta”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur teje...
-
Momenti kur gazetarët e lënë duke shikuar Hekuran Muratin, nuk i bëjnë asnjë pyetje
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati sërish ka akuzuar Opozitën për bllokim të Ku...
-
Gazetarët bojkotojnë deklaratat e deputetëve
Gazetarët e mediave të cilët po përcjellin seancën konstituive të Kuvendit t...