Vuçiq thotë se me Escobarin biseduan për gjetjen e një kompromisi në dialogun me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 15 March 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte” me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram: “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.
Ndërsa në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.
“Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Vuçiq, siç thuhet në njoftim, ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen që i japin dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për angazhimin kur është fjala për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Beograd vjen dy ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian.
Pas Serbisë, Escobar pritet ta vizitojë edhe Kosovën.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha sot se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është marrëveshja më e mirë në dispozicion” që do të çojë në njohje të ndërsjellë midis dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb ende nuk e kanë nënshkruar propozimin, por janë pajtuar se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.
Para Escobarit, në Prishtinë dhe Beograd ka qëndruar edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Nga Beogradi ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kushti kryesor për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja e po atij viti nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit dhe tha se mund të harmonizohet.
Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Por, më 13 mars, ai pranoi se Kosova është duke trajtuar 15 modelet e ofruar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, në mënyrë që “ne do të mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur edhe në vendin tonë”.
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që ta krijojë Asociacionin, Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli janë shprehur kundër krijimit të një asociacionin që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu siç ka shprehur droje Kurti.
Ndryshe, në propozimin evropian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.
Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Të tjera
-
Sot shpaloset raporti “Kodi i sjelljes së deputetëve”
Instituti i Kosovës për Drejtësi sot prezanton raportin “Kodi i sjelljes së ...
-
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit
Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për sh...
-
Mblidhen dy komisione të Kuvendit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen dy komisione. Ai për Integrime Ev...
-
Ditë e nxehtë sot, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
Këtë të premte në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë dhe pjesërisht i vranët nga...
-
Osmani sot viziton Drenasin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do e vizitojë Drenasin, në kuadër të ...
-
Kishte humbur disa ditë, turistja franceze gjendet në malet shqiptare
Është gjetur pas disa ditësh turistja franceze, e cila ishte shpallur e humbu...
-
Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në ...
-
Muhaxheri flet për Vjosa Osmanin: Kur je i ri s’duhet me synu pozita të larta se pensionohesh herët
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke fo...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Raportohet se ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prish...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kusht...
-
Presidentja Osmani nesër viziton Drenasin, bashkë me Lladrovcin do të dalin në konferencë për media
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Koso...
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...