Lajme

Vuçiq thotë se deri tani vetëm dy persona kanë ndërruar targat në RKS

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 10 September 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sërish se serbët e Kosovës nuk duan t’i ndryshojnë targat nga KM, PR, GL dhe të tjera në RKS.

Madje, ai ka thënë se vetëm dy persona kanë ndryshuar targat çka, sipas tij, tregon që Kosova nuk mund të gjejë asnjë serb që dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

“Deri më datë 10 shtator në orën 8 të mëngjesit janë vetëm dy aplikime për ndërrimin e targave. Një person nga veriu i Kosovës nga Leposaviqi, anëtar i institucioneve shqiptare, dhe një nga jugu”, tha Vuçiq në fjalimin e tij për publikun pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më 1 shtator ka nisur rrjedhja e afatit dymujor për ndryshimin e targave ilegale në ato RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar ky proces, por deri tani nuk ka të dhëna se sa persona kanë ndërruar targat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera