Lajme

Vuçiq takohet me Lajçakun, i thotë se “po kryejnë hetim serioz” për sụlmin në Ibër-Lepenc

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 04 December 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë se i ka thënë Lajçakut në Bruksel se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në identifikimin e autorëve pas shpërthimit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit.

“Përsërita se ne jemi duke kryer një hetim serioz dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për të zbuluar faktet, autorët dhe më e rëndësishmja, organizatorët e asaj që ndodhi në Varagë…”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Kosova ka akuzuar Serbinë në lidhje me sulmin terrorist në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut që si pasojë dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Shpërthimi ndaj kanalit në Ibër Lepenc e dënua me termat më të fuqishëm edhe autoritetet ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera