Lajme

Vuçiq shprehet i gatshëm të gjejë zgjidhje për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 10 August 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur i gatshëm që të gjejë një kompromis me institucionet e Kosovës, një zgjidhje kjo që sipas tij të jetë e kënaqshme për të dyja palet.

“Sot ne nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por gjithashtu edhe për tashmen tonë dhe për të ardhmen tonë” ka deklaruar Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Ai për televizionin Pink TV është deklaruar se në shtator do të institucionalizoj dialogun  e brendshëm në të gjitha forumet.

-Advertisement-

Vuçiq me tutje shtoi se është urgjente që shqiptarët të kenë marrëdhënie të mira dhe të rregulluara me serbët dhe jo të mbesin në një konflikt të ngrrisë.

Për këtë, Vuçiq thotë se nuk ka shpresa të mëdha, por ekziston në një masë, dhe se në hapjen e çështjeve të tilla nuk do të ishte treguar i ngurtë sikur të mos kish një shpresë të tillë.

“Kjo është ajo që kam thënë, edhe pse unë e di se çfarëdo kompromisi që të bëni, Serbia nuk ta falë për këtë dhe e di se cilat janë pasojat personale dhe politike për atë të i cili do të marrë pjesë në të” tha për televizionin Pink TV, shkruan Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera