Lajme

Vuçiq – Sarrazinit: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 01 October 2022

Zgjidh gjuhën

 Albanian

Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

-Advertisement-

INDEKSONLINEE Shtunë, 01 Tetor 2022 15:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur sot nga një gazetar që të komentojë deklaratën e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, se nuk do ta lejojë “Republikën Srpska” në Kosovë, deklaroi se rreth kësaj vendosin serbët dhe shqiptarët, dhe i la porosi diplomatit gjerman që nuk do të ketë as pavarësi të Kosovës ashtu siç kanë planifikuar.

“Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë është që ai na e tha këtë publikisht”, deklaroi ai, shkruan Tanjug

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera