Lajme

Vuçiq pyet ndërkombëtarët në Instagram: Cilën nga gjashtë marrëveshjet dëshironi ta respektojmë?

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 14 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka pyetur ndërkombëtarët dhe partnerët se cilën nga gjashtë marrëveshjet duan që Serbia ta respektojë.

Vuciq ka renditur pesë të parat: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshja e Uashingtonit dhe më pas dokumenti i Selanikut për zgjerimin BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Të nderuar qytetarë, tashmë e dini se i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë – Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit. Arritëm edhe te dokumenti i gjashtë, shumë i rëndësishëm i vitit 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq në një video të postuar në profilin e tij në Instagram.

-Advertisement-

“Pra, pyetja ime nga sot është: cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht.”, ka thënë Vuciq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera