Lajme

Vuçiq premton 8 milionë euro investime në liqenin e Ujmanit

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 08 September 2018

Gjatë vizitës të liqeni i Ujmanit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tregoj për investimet qe qeveria serbe do të bëjë në Kosovë.

Vuçiq tha se 7 ose 8 milionë euro do të investohen në sistemin e furnizimit me ujë për Zubin Potokun, shkruan gazeta inFokus

“Kemi bërë një plan dhe program investimi dhe kjo është thelbi i vizitës dhe sime. Ajo që është e rëndësishme për Zubin Potokun është një sistem i furnizimit me ujë, për të cilin duhet të japim 7 ose 8 milionë euro dhe kjo do të bëhet, që të mos jetë si me bojkotimin në Bojana “, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

-Advertisement-

Ai madje tha se pa liqenin e Ujmanit nuk ka mbijetese as për shqiptarët as për serbët.

“Ujmani është  shumë i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët. Në ata shihet problemet me të cilat përballemi dhe qëndrimet e ndryshme dhe vështirësitë e ndryshme politike që shpresoj se do të mund të kalojmë. Pa Ujamnin nuk ka jetesë dhe mbijetesë të njerëzve këtu. Përmes këtij liqeni dhe hidrocentralit nuk mund të shihni thellësinë dhe peshën e të gjitha mosmarrëveshjeve tona “ka thënë ai

Këto Vuçiq i tha gjatë një fjalimi para dhjetëra qytetarëve serb që kishin dalur ta presin të liqeni i Ujmanit./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera