Vuçiq: “Policët nga Kosova janë kapur brenda territorit të Serbisë, na kanë thënë se po kërkonin kërpudha dhe se nuk u ka funksionuar GPS-i”
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 15 June 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata në Kosovë është duke “vluar”.
“Personalisht nuk mundem më fizikisht, nuk mund të fle natën sepse ndryshe nga ju e di se çfarë po ndodh në veri të Kosovës. Është… Fjalë për fjalë gjithçka po vlon. Fëmijët duan të vdesin, gjë që ne duhet të parandalojmë. Ata janë ngopur me Kurtin, janë të ngopur me gjithçka. Askush nuk do t’i durojë më ata dhe terrorin e tyre, çfarë do të hanë, çfarë do të bëjmë me qumështin pasi kamionët nuk po kalojnë. Një situatë tmerrësisht e vështirë. Ne do ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq.
“Kemi biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme, arrestimin e tre personave të armatosur deri në dhëmbë në territorin e Serbisë qendrore, kemi biseduar edhe për ndalimet e reja për hyrjen e mallrave serbe dhe të serbëve me targa nga Serbia, që është një precedent par excellance. Ne biseduam me përfaqësuesit e Quintit dhe BE-së se ne po i de-përshkallëzojmë marrëdhëniet e tilla politike dhe nëse do të kemi sukses në këtë nuk varet nga Serbia, sepse Serbia nuk ka bërë asgjë për të përshkallëzuar ato marrëdhënie”, tha Vuçiq.
Vuçiq, ka thënë se “vetë Albin Kurti ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar ishin 300 metra nga kufiri administrativ me Serbinë, duke pasur parasysh se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike duhet të raportojnë për afrimin në një kilometër afër kufirit”.
Vuçiq pyeti se çfarë po bënin tre të arrestuarit në territorin e Serbisë me armë të gjatë. Sipas tij, “të arrestuarit kanë thënë se po kërkonin kërpudha dhe se GPS-i nuk u funksiononte”.
Ai ka thënë se ka ofruar për inspektim pamjet e ushtarëve serbë dhe se ata nga kufiri administrativ në rrugë tokësore ishin 19.5 kilometra larg, ose 5.1 kilometra në vijë ajrore.
“Ne jemi të gatshëm t’i dorëzojmë të gjitha regjistrimet dhe të sjellim ekspertë për t’u bërë poligrafin ushtarëve tanë, do t’u bënim dy pyetje – a keni arrestuar dhe a i keni arrestuar në territorin e Serbisë qendrore apo atë të Kosovës”, tha Vuçiq.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...