Lajme

Vuçiq për shpërthimet në Zubin Potok: Janë urdhëruar nga Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 06 December 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për ngjarjen e sotme në Zubin Potok.

Ai ka thënë se është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë”.

-Advertisement-

“Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës”, tha Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera