Lajme

Vuçiq për “Open Balkan”: Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut kurrë s’kanë qenë më mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 25 May 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Ai, duke folur për “Ballkanin e Hapur”, ka theksuar se edhe të tjerët të cilët duan bashkëpunim janë të mirëpritur në këtë iniciativë, raporton Novosti, transmeton KlanKosova.tv.

“Njerëzit mendojnë se ne duhet ta ndjekim dikë për ta justifikuar ekzistencën tonë. Jo s’bëjmë kështu. Ne i ftojmë ata. Ne jemi të lumtur me atë që kemi, por që do të donim të kishim më tepër, por jemi të lumtur”, është shprehur Vuçiq.

-Advertisement-

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me secilin”, ka thënë Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror.

Presidenti serb ka thënë se politika e Beogradit është ajo që ndjek rrugën evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera