Vuçiq paralajmëron protesta të reja
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 01 October 2021
Me ceremoni pompoze u firmos dokumenti për fillimin e modernizimit të hekurudhave në jug të Serbisë.Projekti – që është segment i korridorit 10 që lidh Austrinë me Greqinë – do të financohet nga Bashkimi Evropian në emër të të cilit nënshkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Nënshkruesi tjetër është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili në Nish kishte caktuar edhe një tjetër aktivitet nga ku foli për marrëveshjen që vendi i tij e arriti në Bruksel me palën kosovare lidhur me targat.Me rezultatin e ujdisë u shfaq i kënaqur, derisa tha se u arrit që të paktën në veri të lejohet lëvizja e rreth 9 mijë makinave me targa KM, PR e PZ që Serbia i lëshon për Mitrovicën, Prishtinën e Prizrenin.
“Pas shumë netëve pa gjumë dhe shumë angazhim kjo çka kemi arritur është më e mira që mund ta arrinim. Këtë e dinë populli serb dhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me të cilin bisedova me telefon. Jam i lumtur për marrëveshjen e arritur”, tha Vuçiq.Presidenti serb shpalosi edhe një pjesë të bisedimeve, siç thotë ai, që i pati me palët ndërkombëtare që ndihmuan në ujdi.
“Ne ia kemi bërë të qartë NATO-s dhe gjithë të tjerëve se nëse vjen deri te cenimi i sigurisë së serbëve në Kosovë dhe të tjerët nuk e kryejnë punën e tyre pra KFOR-i sipas mandatit të OKB-së që e ka, atëherë ne vetë do të jemi të gatshëm ta ruajmë popullin tonë”.Vuçiq paralajmëroi sërish acarim të situatës në rast se zbatohet vendimi i gjykatës e cila dënoi deputetin Ivan Todosijeviq me dy vjet burgim për shkak se e quajti trillim Masakrën e Reçakut.“Shpresojmë se ata do ta kuptojnë mirë se Prishtina nuk mund ta arrestojë atë njeri dhe ta fusë në burg Ivan Todosijeviqin, sepse nëse kjo ndodh rezistenca e popullit serb do të jetë më e fortë”.
Beogradi do që të rivendoset për këtë rast ku në panelin apelues do të ishin dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar, sipas marrëveshjes së Brukselit për drejtësi.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...