Lajme

Vuçiq: Para vazhdimit të dialogut, bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë garancitë që na janë dhënë

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 30 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se para vazhdimit të dialogut me Prishtinën, është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë garancitë që tashmë i ka dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar.

Madje Vuçiq ka treguar për një bisedë që ka thënë se ka pasur sot me përfaqësuesit evropianë, transmeton Reporteri.

“Unë po u kërkoj atyre të veprojnë në përputhje me atë që është premtuar… Sot në mëngjes thirra përfaqësuesit evropianë dhe u thashë: “Kini kujdes, situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq para gazetarëve në Serbi.

-Advertisement-

Vuçiq ka thënë se i frikësohet shumë papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe “arrogancës së autoriteteve të Prishtinës” derisa ka vazhduar me fraza dramatike “do të luftojmë për Kosovën”.

“Në gjysmën e parë të janarit, pres që njerëzit e mëdhenj nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Na presin kohë të vështira për Kosovën, por ne do të luftojmë. Deri më tani, ne kemi luftuar dhe kemi fituar dhe kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera