Lajme

 “Vuçiq nuk e tha të vërtetë se për çfarë u bisedua në takim” – Ibishi analizon vizitën e shefit të CIA-s në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 29 August 2024

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se ardhja e shefit të CIA-s, Ëilliam Burns në Kosovë të premten e kaluar lidhet me aspektin e sigurisë si dhe tregon “brishtësinë” e situatës në Ballkan.

Ibishi ka deklaruar se ardhja e tij në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu tregon tregon se situata nuk është shumë stabile, ngase çdoherë situata mund të eskalojë.

“Vetë vizita e zotëri Ëilliam lidhet me aspektin e sigurisë, të raportit të inteligjencës amerikane për sigurinë globale por edhe rajonale, që lidhet direkt me Ballkanin Perëndimor edhe me Kosovës. Situata për kundër që për momentin është e qetë dhe stabile çdoherë ka tendencë që mund të bëhet ndonjë konflikt ngase çdoherë Ballkani është i tillë. Sikur fuqi baroti mjafton diku të iniciohet por jo me fajin e kosovarëve, por më tepër është situata me elementin pro-rus dhe pro-serb. Mendoj që në takimin e fundit që u zhvilluar edhe me liderët politikë, edhe me funksional të inteligjencës në Bosnjë Hercegovinë në Sarajevë duke përjashtuar ata që janë persona non-grada nga thesari amerikan i shtetit ndër ta është edhe kryetari i entitetit të Republika srpska, Dodiku. U mbajt mandej edhe në Serbi por edhe në Kosovë me liderët tanë dhe me shefin e inteligjencës, tregon brishtësinë e situatës ngase çdoherë situata mund të eskalojë përkundër që është e qetë edhe stabile”, ka thënë Ibishi.

-Advertisement-

Ai potencoi se nga takimet që janë mbajtur në Sarajevë e Beograd, janë përmendur edhe përpjekjet e shtetit serb për shkëputjen Republika srpska dhe veriun e Kosovës.

“Këtu janë shumë faktorë derteminues, pra është Serbia e cila me ideologjinë e botës serbe është në funksion të krijimit të hegjemonie të gjerë duke përfshirë edhe shkëputjen e Republika srpska dhe bashkëngjitjen me Serbinë, mandej edhe veriun e Kosovës, çdoherë në tendencë për ta shkëputur dhe janë duke destabilizuar me sistemin e luftës hibride duke infiltruar forcat terroriste që akoma janë në gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë por edhe me tensionet politike që po ngritët me rastin e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi për secilin prej këtyre liderëve dhe shefave inteligjencës në tri shtetet e rajonit të Ballkanit që janë më të tensionuar të vijnë urdhëresat e prera, sa i përket aspektin të integritetit territorial dhe mos marrjen e vendimeve të njëanshme është masë e prerë dhe kjo do të jetë. Edhe vetë reagimet e tyre që është zhvilluar pa agjendë pa ndonjë sistem të paralajmërimit të takimeve tregon se situata është serioze”.

Sipas tij, në takimin e shefit të CIA-së me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ky i fundit nuk ka treguar të vërtetën se çfarë ka biseduar në takim.

“Vetë deklaratat e më vonshme ose të liderëve edhe shteteve në Ballkan tregojnë se menjëherë janë tërhequr nga ato tendencat sikur që janë obsesionuar për Republikën Sërbska. Presidenti i Serbisë menjëherë pas atij takimi nuk e thotë të vërtetën se kanë biseduar për çështjet e zhvillimin ekonomik por ka pasur të bëjë me vizitën e shefit të CIA-së në Ballkan. Mendoj që është pozitive nga vetë vlerësimi vjetor për sigurinë globale dhe rajonale. Kjo është një paralajmërim i hershëm që paraprirë që mund të ndodhin një eskalim të prishjes të ambientit të sigurisë apo mundësia e përhapjes së konfliktit të Ballkanit Perëndimor me tendenca ruse apo të tjera që po kanë ndikim si situatë të brishtë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndryshe të premten shefi i CIA-s, Ëilliam Burns, erdhi në rajon për ta vizituar Sarajevën, më pas në Beograd, ndërsa në Prishtinë qëndroi dy ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera