Lajme

Vuçiq në shtator e fillon dialogun shtetëror për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 12 July 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të nis në shtator të ashtuquajturin dialog shtetëror për Kosovën, gjë që e kishte paralajmëruar në fillim të mandatit të tij president, shkruan “Novosti”.

Sipas kësaj gazete, Vuçiq në konsultime do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse, organizatat e shoqërisë civile, Akademinë serbe të Shkencave dhe Arteve dhe të tjerë.

Siç shkruan gazeta, qëllimi i këtij dialogu është të gjendet zgjidhje unike, e përbashkët, për “problemin e Kosovës”, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“Novosti” shkruan se qëllimi i kësaj “tavolinë të rrumbullakët” nacionale është që Serbia të del sa me homogjene me strategjinë e saj lidhur me “nyjën e ngrirë të Kosovës”.

Kjo konkretisht do të thotë se në një shqyrtim të gjerë, argumentim të gjerë për popullin do të merret parasysh gjendja faktike në Kosovë, shkruan gazeta.

Vuçiq pikërisht arritjen e konsensusit të brendshëm për Kosovën dhe Kushtetutën e re e ka vendosur si qëllim kryesor të mandatit të tij si president.

Ai dje ka thënë se nuk do të lejoj që “problemi i Kosovës” t’u lihet gjeneratave të ardhshme.

Sipas tij, gjetja e zgjidhjes është opsion më i mirë sesa konflikti i ngrirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera