Vuçiq: Ndërkombëtarët me dhurata të vogla po duan që të heqim dorë nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 17 October 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacionit (BIA) dhe 123 vjetorin e themelimit të Departamentit për Çështje Konfidenciale të Policisë në Serbi.
Para gazetarëve, Vuçiqi foli edhe për Kosovën, duke thënë se qëllimi përfundimtar i bashkësisë ndërkombëtare është anëtarësimi i Kosovës në OKB.
“Të përsëris, nuk më kërcënon askush mua si Aleksandar Vuçiq, por e kërcënojnë këtë vend. Ata nuk duan që ky vend të mbetet dëshmi e gjallë e arrogancës, hipokrizisë dhe politikës së gabuar të dikujt. Këtij vendi do t’i duhej të bënte vetëm sakrifica për të korrigjuar gabimet e veta dhe për të vërtetuar të gjitha gjërat e këqija që u bënë dy dekada e gjysmë më parë. Por hej, nga rënkimi, qarja dhe vajtimi nuk ka asgjë. Na mbetet të luftojmë. Dhe më lejoni të përsëris, nëse nesër do të vendosnim sanksione kundër Rusisë, për tri ditë ata do të flisnin se jemi bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve dhe pastaj do të na kërkonin të kalonim në anën e duhur të historisë. Dhe ana e duhur e historisë është ajo që thonë ata – të heqim dorë nga Kosova”, tha presidenti serb, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, ndërkombëtarët po i dërgojnë porosi Serbisë që të heq dorë nga Kosova për të përfituar ndonjë dhuratë të vogël.
“Nëse refuzoni, atëherë keni probleme. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të heqim regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse i shqetëson që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e opinionit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam mizorisht, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin”, u shpreh Vuçiqi.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...