Lajme

Vuçiq: Kurrë s`do ta njohim Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 December 2019

Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi për problemin e Kosovës, dhe nëse dikush mendon të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur – kjo nuk do të ndodhë.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë me të përditshmen greke “Kathimerini”

I pyetur për rregullimin e kufijve si pjesë e mundshme të zgjidhjes së krizës së Kosovës, Vuçiq pyeti – cilat kufij po diskutohen, ato të njohura nga Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato të njohura nga Franca, Gjermania?

-Advertisement-

Sa i përket çështjes së shkëmbimit të territorit, ai ka theksuar se Serbia gjithmonë kishte kërkuar një kompromis dhe nuk dëshironte të impononte një zgjidhje që do të ishte në interes të vetëm njërës palë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera