Vuçiq kundërshton propozimin europian: Nuk e implementoj anëtarësimin e Kosovës në OKB

Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 01 March 2023
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë mbrëmë në RTS ka folur për propozimin europian, duke thënë se nuk do ta implementojë cështjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo çështje adresohet në në nenin 4 të propozimit europian. Aty thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 4
-Advertisement-
Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Por Vuçiq që ka refuzuar të hënën nënshkrimin e propozimit thotë se nuk do ta implementojë këtë pjesë.
“Për aq kohë sa jam President i Republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as informale të Kosovës, as anëtarësimin në OKB” ka thënë ai.
“Kështu që unë nuk do ta zbatoj dhe anëtarësimin në OKB, apo diçka të ngjashme. E kam përsëritur tashmë 50 herë” ka theksuar Vuçiq
“ Dhe mos me shiko (i drejtohet gazetarit), sikur ke rënë nga Marsi, sepse e ke dëgjuar në Kuvend dhe sonte tashmë 4 herë. Prandaj, ne jemi duke bërë një plan zbatimi, për çka Lajçaku do të vijë edhe këtu edhe në Prishtinë. Kur të vijnë tek ne dhe tek ata, ne dhe ata do të propozojmë diçka. Dhe unë po ju them, unë jam gati të flas dhe të negocioj për gjithçka tjetër, si për planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj këtë” ka thënë ai./Express/

Të tjera
-
Sot Tiktoku mbyllet në Shqipëri
Përpos vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vj...
-
Maqedonci për letrën që ia çoi KFOR-it rreth mosdërgimit të FSK-së në veri: Do ta respektojmë zotimin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka folur për letrën që ia ka dër...
-
Vodhi në një market në Fushë-Kosovë, arrestohet 32 vjeçarja
Një 32-vjeçare është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që e njëjta ka kryer vj...
-
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës ku pati viktima dhe qind...
-
Njohësit: Çdo vonesë drejt rezultateve përfundimtare, vonon formimin e institucioneve
Rinumërimi i 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime nga votimi me postë q...
-
Fillojnë negociatat për qeverinë në Gjermani
Sot në Gjermani do të nisin negociatat për të formuar një qeveri që do të zëv...
-
Rrạhja në Pejë: Dy të thẹrur, tre të arrestuar
Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujan...
-
Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës...
-
Vdes një burrë në QKUK, para disa ditësh u gọdit nga një veturë
Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ra...
-
5 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Sot më 13 mars janë bërë dy vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë. ...
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...