Lajme

Vuçiq komenton mesazhin që i biri bartte në shpinë: Ne Vuçiqët mendojmë ashtu, shumica e serbëve njësoj

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 28 June 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar lidhur me vizitën e të birit të tij në Kosovë dhe përcjelljen e liturgjisë në Manastirin e Graçanicës.

Ai duke folur për këtë është shprehur se po ua lehtëson medieve në Kosovë raportimin për vizitën e Danilo Vuçiq dhe mesazhin që bartte në shpinë që thoshte “Dorëzimi s’është opsion”.

“Më lejoni që t’ua bëjë më të lehtë punën derisa janë aty, derisa ata mund të veprojnë heroikisht dhe sikur i trajtojnë të gjithë serbët, më lejoni t’u tregojë atyre se secili ndër ne Vuçiqët mendon ashtu, shumica e serbëve mendon ashtu, pra që dorëzimi nuk është opsion”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-onlajn,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera