Lajme

Vuçiq kërcënon Kosovën, Serbia mban mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 22 March 2022

Serbia shton kërcënimet për vendet e rajonit. Presidenti Aleksandër Vuçiq, mbajti një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare ku diskutoi një reagim të ashpër ndaj Kosovës dhe Malit të Zi për refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit edhe ne territorin e vendeve fqinje.

Qeveria e Kurtit kërkoi që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës për të lejuar votimin. Kurti do të marrë përgjigje, ju e dini se çfarë përgjigje do të marrë. Përgjigjen e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Vuçiç përpara mbledhjes.

Gjithashtu njoftoi se do të diskutojë me qeverinë dhe zyrtarët e shërbimeve sekrete për paralajmërimin e Bashkimit Europian për sanksione ndaj Serbisë për mos dënimin e pushtimit rus të Ukrainës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të analizojë të gjitha zhvillimet e fundit në rajon me fokus të veçantë në krizën me furnizimin me ushqime dhe karburant në Europë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera