Lajme

Vuçiq: Jam gjithmonë i gatshëm të flas me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 08 February 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për nismën e Ballkanit të Hapur, por edhe për faktin se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe për vizitat e të të dërguarve të posaçëm të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Vuçiq në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të , megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera