Vuçiq i rreptë me Lajçakun e këshilltarët gjermano-francez: S’ka njohje të Kosovës, nuk dorëzohemi
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 09 September 2022
Përfaqësuesi i BE-së në dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët e caktuar nga presidenti Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë arritur në Beograd ku janë pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq, pas takimit, ka publikuar një fotografi me tre zyrtarët, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovë.
Presidenti serb ka thënë se me tre përfaqësuesit ka mbajtur qëndrimin që Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi vetëm në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
“Folëm për të ardhmen e Serbisë… dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës. Aktualisht jam duke biseduar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët nga Franca dhe Gjermania, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, ku shpreha gatishmërinë e përhershme për zgjidhje përmes kompromisit, në pajtim me Kushtëtutën e Serbisë dhe Rezolutën e OKB-së 1244. Nuk ka dorëzim. Rrofsh Serbi”, ka shkruar Vuçiq, raporton Express.
Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, kanë qëndruar sot edhe në Kosovën, ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë njoftuar të shtunën angazhimin e këshilltarëve të tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...