Vuçiq i prerë: Ose të formohet Asociacioni, ose faleminderit…kaq ishte

Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 23 February 2023
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pazbatuara” nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qasen problemit të zgjidhjes së Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, ka deklaruar Vuçiq, para takimit në nivel të lartë në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se “duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise”.
“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ndaj Serbisë, ne duhet të ruajmë paqen, duhet të jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të mos ia japim Serbinë askujt”, ka pretenduar ai.
I pyetur për bazat e policisë së Kosovës që janë ndërtuar në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë për këtë temë ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, Lajçakun dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka pasur takime.
I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiq ka pretenduar se Serbia “do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën”.

Të tjera
-
Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje nga partia: U thirrëm për drejtësi, jetojmë me padrejtësi
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar dorë...
-
Aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të qytetit të Skenderajt
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Sken...
-
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit, jep detaje nga vizita e paparalajmëruar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot hapësirat e Nd...
-
Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përur...
-
PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune
Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin...
-
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Organizatorët e platformës ‘Liria ka emër’ kanë thirrur konferencë për media ...
-
Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet
29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve...
-
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Analisti politik, Halil Matoshi teksa fliste mbi paralizën poltikë në vend, a...
-
Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës
Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplom...
-
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në ...
-
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale, Cakolli shpjegon tri opsione kushtetuese
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 te...
-
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemo...