Lajme

Vuçiq: I përcolla qëndrimet e mija për Kosovën, por nuk dua t’i fyej nikoqirët

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 07 July 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Vjenë se ua ka përcjellë bashkëbiseduesve të tij, kancelarit austriak, Karl Nehammer dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë, “çfarë mendon për të dhe çfarë shpreson”.

“Unë fola për këtë dhe shpreha pikëpamjet e Serbisë, por për shkak të qëndrimit të ndryshëm ndaj natyrës juridike të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk dua të flas më tej për këtë dhe të mos i vendos nikoqirët apo mysafirët e tjerë një pozitë e pakëndshme”, ka thënë Vuçiq i pyetur nga një gazetar, a kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë.

“E thashë atë që mendoj dhe çfarë shpresoj”, ka shtuar Vuçiqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera