Lajme

Vuçiq i ka shpallur luftë Shaip Kamberit, merret vendimi që të përsëriten zgjedhjet në Tërrnoc

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 10 May 2022

Presidenti serb, Aleksander Vuciq dhe vartësi i tij në pushtet Ivica Daciq i kanë shpallë luftë Shaip Kamberit nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shqyrtuar kërkesën e SPS-së së Daçiqit dhe ka vendosur që të përsërisin zgjedhjet në Tërnoc aty ku një javë më parë Kamberi fitoi votat që ia mundësuan rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se Vuciq e Daciq po vazhdojnë t’i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet shtetërore.

-Advertisement-

“ushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se mekanzimat shtetërorë të SNS dhe SPS po përfshihen edhe në përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrjet në komunat e Luginës.

“Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera