Lajme

Vuçiq i flet popullit nga takimi me Scholzin e Macronin: Jam përfaqësues i përgjegjshëm i vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 06 October 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga samiti inaugurues i EPC-së në Pragë, ka njoftuar për takimin që ka pasur me dy liderët e Bashkimit Evropian.

Ai, nëpërmjet një njoftimi në Instagram, ka thënë se me presidentin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin amerikan Emmanuel Macron, ka folur për çështjen e Kosovës dhe rrugën evropiane të Serbisë.

“Unë besoj se jam një përfaqësues i përgjegjshëm dhe serioz i vendit tonë dhe interesave të tij”, ka shkruar presidenti serb.

-Advertisement-

Me dy liderët, në Pragë, një takim e ka pasur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani ka ritheksuar orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar se shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike”, ka thënë presidentja Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera