Lajme

Vuçiq godet Kurtin: S’mund të na mësoni çfarë të bëjmë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 04 March 2020

Një ditë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se nuk do të ndërpresin fushatën kundër njohjeve të Kosovës derisa ti hapet rrugë dialogut nga Kosova, shkruan gazeta inFokus.

Ai në një konferencë për media, ka kritikuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e përsëritshme të taksës duke thënë se kjo nuk i kontribuon bashkëpunimit dhe nuk mund Kurti ta mësoi Qeverinë e Serbisë çfarë të bëj në raport me Kosovën.

“Nuk mundeni me na tregu si ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Sipas tij, në atë moment që hiqen pengesat dhe pala kosovare nënshkruan zotimin për dialog, Serbia është e përgatitur që të ndërpres fushatën kundër njohjeve.

“Nëse dëshirojmë të arrijmë marrëveshje duhet të ketë kompromis e jo dëshira…”, është shprehur Vuçiq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera