Lajme

Vuçiq e thërret Listën Serbe për takim në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 22 March 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do t’i presë në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Pallatin Presidencial të Serbisë.

Ata do të takohen pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, i cili do të mblidhet për të diskutuar edhe refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, shkuan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Prisni gjithçka, sot Qeveria e Malit të Zi ndaloi votimin në Berane, Sutomore dhe Nikshiq për zgjedhjet tona. Qeveria e Kurtit kërkoi njohjen e Kosovës për ta miratuar votimin. Mendoj se e dini shumë mirë se çfarë përgjigje do të marrin nga ne. Ata do të marrin një përgjigje, por përgjigja jonë këtë herë do të jetë e gjerë. Jam i bindur se do të mund të ruajmë paqen dhe lirinë për popullin tonë, se do të jemi të zgjuar dhe të fortë për të siguruar gjithçka që nuk kemi ditur të bëjmë në të kaluarën”, tha dje Vuçiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera