Lajme

Vuçiq e fajësoi kryeministrin polak: Për shkak të tij nuk shkova në Samitin e BRICS, e po na kërkon të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 24 October 2024

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, që nga mbrëmja e djeshme është për vizitë në Beograd, ndërsa sot është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq. Pas një sërë takimesh, Vuçiq dhe Tusk iu drejtuan publikut.

Presidenti i Serbisë tha se Tusk ishte arsyeja pse ai nuk shkoi në samitin e BRICS, në të cilin ishte ftuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe shtoi se kryeministri polak po kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kjo vizitë ishte një nga arsyetimet e presidentit serb për të mos marrë pjesë në samitin e BRICS, i cili po mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Kazan, për të cilin më herët kishte shkruar Nova.

-Advertisement-

Përkatësisht, Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar presidentin rus Vladimir Putin se është penguar të marrë pjesë për shkak të ardhjes së zyrtarëve evropianë në Beograd, por se kjo nuk ka qenë e vetmja arsye.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera