Vuçiq e akuzon Kurtin për “mashtrime”: E bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër
Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 27 October 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një truk të mirë dje gjatë takimit me liderët evropianë, por sipas tij, truku do të jetë jetëshkurtër dhe nuk do t’i funksionojë më.
Vuçiqi i ka cilësuar “mashtrime” ato që ka bërë Kurti në takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe përfaqësuesit e BE-së, Miroslav Lajçak e Josep Borrell.
Duke komentuar zhvillimet e djeshme në Bruksel, Vuçiqi ka thënë se Kurti hodhi idenë e nënshkrimit të tre dokumenteve sepse e dinte që Serbia nuk do të nënshkruante.
“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. Ai e provoi më parë, por dje ishte hera e fundit që e bëri sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. Ishte i pari që pati një takim me liderët e BE-së, e më pas me Borrell dhe Lajçakun. I ka paraqitur idenë, të nënshkruajmë të tre dokumentet. Bëhet fjalë për dy marrëveshjet, në Bruksel e Ohër. E propozoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë ai në TV Pink të premten.
Vuçiq beson se kjo është një mundësi që Kurti të fitojë kohë dhe të vazhdojë persekutimin e serbëve.
“Ai nuk do të bëjë asgjë, e them paraprakisht, siç e kam thënë qindra herë”, ka shtuar presidenti serb.
Siç thotë ai, serbët mund të “flenë të qetë”.
“Ne do të vazhdojmë të ruajmë stabilitetin dhe të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë”, theksoi ai.
Vuçiqi ka paralajmëruar se së shpejti pret një vizitë të madhe nga BE-ja.
“Besoj se do të jetë një takim në nivelin më të lartë. Besoj se do të vazhdojmë bisedimet, për ne BE-ja është partneri kryesor, partneri ynë më i rëndësishëm, prandaj besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...