Lajme

Vuçiq: Do të kishim jetuar dhjetë herë më mirë nëse do të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 15 May 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të jetonin dhjetë herë më mirë nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.

“Tani do t’ju thoja se do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë. Nuk e bëmë këtë sepse po sillemi si shtet i pavarur. Çmimi është të jetojmë në një moment të tmerrshëm dhe duhet të kujdesemi për gjithçka”, tha ai për TV Prva, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se Serbia do të luftojë derisa sipas tij “mund ta ruajë politikën e saj dhe se do ta bëjë këtë derisa të mundet”.

-Advertisement-

“Ne po pësojmë dëme të mëdha dhe nga askush nuk e kërkojmë as edhe një falenderim. Do të kishte qenë pak më e drejtë sikur ta kishte thënë ambasadori i Federatës Ruse. Ne e dimë se cilat janë sanksionet dhe sa të panevojshme janë ato”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera