Vuçiç për marrëveshjen finale: S’ma ka përmendur kush vitin 2024, bëhet fjalë për javë

Autori: Gazeta inFokus
09:03 | 18 October 2022
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të tij për gazetarin Tim Sebastian në emisionin Zona e Konfliktit, deklaroi se zgjidhja për një marrëveshje finale parashihet të bëhet rreth vitit 2024, Aleksandër Vuçiç në Serbi ka pasur krejt tjetër përgjigje.
Gazetari i N1, kanalit partner të CNN për Ballkanin, e ka pyetur presidentin serb se “a jeni edhe ju dakord me afatin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare deri në vitin 2024?”.
Por, Vuçiç u habit me pyetjen.
“Nuk ma kanë thënë mua 2024”, pohoi presidenti serb, për të lëshuar më pas një njoftim të papritur.
“Mua më kanë përmendur diçka shumë më pak, nuk është punë muajsh, por punë javësh”, tha ai, derisa fliste bashkë me shefin e BIA-s, Bratislav Gashiç.
I pyetur më pas se çfarë pret nga takimi me emisarin special për Dialogun, Miroslav Lajçak, Vuçiç pohoi se “asgjë”, për të shtuar “përveç se bisedime të vështira”.
Ai nuk ka shpjeguar me tej në këtë drejtim, meqë ka thënë se konferencën po e mban për ditën shtetërore të shërbimit të inteligjencës serbe.
Vuçiç ka vazhduar me ankesa se si po i bëhet Serbisë presion nga shumë anë dhe kanë mbetur “në një rreth vicioz”.
“Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë se ata nga shërbimet perëndimore i ndjekin nga afër. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Dhe të gjitha këto i thashë sepse jam shumë i shqetësuar. Jemi futur në një rreth vicioz nga i cili duket se nuk ka rrugëdalje”, deklaroi Vuçiç.

Të tjera
-
Humb në plazhin e Golemit 4-vjeçarja Hana
Një vajzë 4 vjeçare ka humbur nga plazhin e Golemit. Siç bëjnë të ditur me...
-
Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendi...
-
Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të konstituimit të ...
-
Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për me...
-
Vazhdon ngërçi, dështon konstituimi i Kuvendit për të 35-ën herë
Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për konstitutuimin e Kuvendit.Lëvizja Vetë...
-
Krasniqi: Çdo 48 orë vijmë me shpresën që do të dalin me emrin e ri të kryeparlamentarit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoës, Memli Krasniqi, foli shkurtimisht p...
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...