Lajme

Vucic ftesë Erdoganit të vizitojë Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 29 April 2017

Ndërkohë që vihet në dukje rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy popujve, Vuçiç ka falënderuar Turqinë për ndihmën e dhënë në momente kur Serbia është gjendur në situata të vështira

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me ambasadorin e Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, i ka bërë ftesë Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që të vizitojë Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit përmes një njoftimi me shkrim nga Kryeministria e Serbisë, thuhet se Vuçiç ka vënë në dukje mbështetjen e tij për realizimin e projekteve të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Serbi dhe gjithashtu është vënë në dukje se kryeministri Vuçiç ka ftuar për një vizitë zyrtare Presidentin turk, Erdoğan.

-Advertisement-

Ndërkohë që vihet në dukje rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy popujve, në deklaratë thuhet se Vuçiç ka falënderuar Turqinë për ndihmën e dhënë në momente kur Serbia është gjendur në situata të vështira.

Vuçiç i cili u zgjodh si president i vendit në zgjedhjet e 2 prillit dhe që do të nisë detyrën në fillim të muajit qershor, ka theksuar se Serbia kërkon të tërheqë më shumë investitorë turq dhe se ata synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana tjetër Ambasadori i Turqisë në Beograd, Bilgiç përmes një prononcimi për AA, ka thënë se kanë zhvilluar një takim miqësor dhe të sinqertë me kryeministrin e Serbisë. Ai ka vënë në dukje se Vuçiç ka thënë se dëshirojnë që të ftojnë për një vizitë në Serbi Presidentin Erdoğan.

Bilgiç ka thënë se në takim është folur edhe për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ai ka theksuar se Vuçiç është shprehur i kënaqur për investimet turke dhe i ka cilësuar ata si shumë të rëndësishme.

Ndërsa duke u ndalur në aktivitetin e TIKA-s në Serbi, Bilgiç ka thënë se Vuçiç është shprehur i kënaqur për aktivitetin e këtij institucioni dhe se mbështet TIKA-n në këtë drejtim.

Bilgiç duke e cilësuar Serbinë si një nga vendet më të rëndësishme për stabilitetin në rajon, në vijim ka thënë se ka falënderuar Vuçiç për mesazhin e urimit të dërguar në lidhje me referendumin e zhvilluar në Turqi më 16 prill. Ai ka shtuar gjithashtu se ka uruar Vuçiçin për zgjidhjen e tij si president i vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera