Sport

Vucelic: Shqiptarë, do t’ju kthejmë këtë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 19 October 2017

Kryetari i klubit të futbollit Partizan nga Beogradi është i mahnitur me mënyrën me të cilën është pritur kampioni serb në Tiranë.

Në krye të delegacionit të Partizanit të Beogradit në Shqipëri gjendet kryetari i klubit Milorad Vucelic.

Njeriu i parë i kampionit serb është i mahnitur me pritjen që iu është bërë në Tiranë, dhe për 24 orë, sa ka kaluar Partizani në kryeqytetin shqiptar, nuk kishte asnjë ankesë, përkundrazi…

-Advertisement-

“Jemi pritur me shumë dashamirësi, po ndihemi si në shtëpi. Organizimi është në nivelin më të lartë të mundur, dhe vërtet jam i befasuar për të mirë. Edhe pse të gjitha kalimet nga aeroporti e deri në hotel kanë qenë të hapur dhe kemi qenë me përcjellje, asgjë nuk dukej kërcënuese, por shumë normale”, i shpreh përshtypjet e para kryetari i Partizanit, transmeton gazetametro.net.

“Janë shumë mikpritës, të mirësjellshëm dhe ne ndihemi shumë mirë. Duhet ta lavdërojë nikoqirin nga zemra”, ka shtuar Vucelic.

Futbollistëve iu është kufizuar lëvizja, por kjo nuk është asgjë në krahasim me vizitat me mëhershme nëpër Evropë e poashtu edhe nëpër Serbi.

“Kjo është normale… Lojtarët janë të koncentruar në ndeshje dhe nuk kanë shumë kohë të shëtisin. Sugjerimi ishte nga ana jonë që ata mos ta braktisin hotelin, ndërsa ju (gazetarët) keni shëtitur krejt normalisht nëpër rrugët e qytetit dhe nuk keni përjetuar asnjë problem më të vogël.

Deri tani në Tiranë nuk kemi hasur as në ndonjë shikim të shtrembër ndaj delegacionit të Partizanit.

“Vërtetë, kështu është përshtypja ime. Jo vetëm që nuk na kanë shikuar shtrembër, por njerëzit të cilët i kemi takuar janë sjellë skajshmërisht mirë,  me mikpritje shumë të madhe, dhe shihet qartazi se këtë e bëjnë nga zemra, asgjë nuk është fals”, vazhdon Vucelic me lëvdata në llogari të nikoqirit në Tiranë.

“Partizani do të bëjë gjithçka që edhe ata të ndihen në Beograd sikur ne tani ndihemi në Tiranë. Por, kjo nuk është vetëm nga klubi, por edhe nga shteti. Jam i sigurt që edhe ne do t’iu kthejmë këtë kujdes”, ka porositur njeriu i parë i kampionit serb.

“Shpresoj që edhe njerëzit tanë në Beograd do të tregohen nikoqirë të mirë dhe mikpritës. Se do t’iu revanshohemi në mënyrë të drejtë. Nëse ndodh ndryshe, do të turpërohemi!”./gazetametro.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera