Rozë

Vuani për lekë?! Kjo këngëtare shqiptare po lodhet duke i numëruar

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 06 October 2017

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare të lakuara herë pas here për ngjarje të ndryshme.

Kujtojmë këtu historinë me deputetin shqiptar, i cili i kishte kërkuar të ishte shoqëruesja e tij dhe më pas ai do ta shndërronte në një “grua sheiku”.

Ndoj në intervista të ndryshme është shprehur se deputeti është i martuar dhe gjithashtu edhe prind. Gjithashtu ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për histori të tjera dashurie.

Megjithatë këtë herë Xhesika Ndoj nuk ka publikuar foto provokuese, por foto shumash të mëdha eurosh. “Punë është edhe kjo,”-ka shkruar këngëtarja krahas fotos së publikuar.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse këto para janë të sajat apo thjesht i ka marrë “borxh” për të bërë një foto. Megjithatë diçka është e sigurt…ajo do të lodhet duke i numëruar të gjitha./Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera