Vuani nga artriti? Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 19 May 2020
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin.
Çfarë Është Inflamacioni
Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni dhe artriti.
Ushqimet Që Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Artriti
Beteja kundër shumë sëmundjeve, përfshirë edhe artritin mund të nisë pikërisht në tryezë, duke shmangur një sërë ushqimesh.
Alkoli
Alkoli përkeqëson inflamacionin në trup, sidomos nëse pini 1-2 pije për vakt. Ekspertët rekomandojnë kufizimin e ndjeshëm të tij për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.
Buka e Bardhë
Sipas të dhënave, buka e bardhë është një burim karbohidratesh të përpunuara. Ajo nxit inflamacionin dhe është e dëmshme për pacientët që vuajnë nga artriti. Në vend të bukës së bardhë mund të zgjidhni bukë me drithëra të plotë që është e pasur me fibër, vitamina dhe minerale.
Akullorja
Sheqeri nxit inflamacionin dhe bashkë me qumështin mund të përkeqësojë simptomat e artritit. Ekspertët janë kundër konsumit të rregullt të akullores.
Patatet e Skuqura
Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të qëndrojnë larg patateve të skuqura. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin dhe përpos të tjerave janë karbohidrat i përpunuar i pasur me kripë.
Pijet e Gazuara
Këto pije janë plot e përplot me sheqer dhe substanca të tjera që ndezin inflamacionin dhe shumëfishojnë dhimbjet e shkaktuara prej artritit. Në vend të pijeve të gazuara ju mund të pini çaj jeshil ose ujë me fruta.
Patatinat
Këto karbohidrate të përpunuara janë plot me kripë dhe të skuqura në vaj vegjetal. Ato irritojnë inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje tek pacientët e prekur nga artriti.
Mishi i Kuq
Mishi i kuq rrit inflamacionin, sidomos kur është gatuar në zgarë. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin sa më shumë konsumin e këtij mishi.
Margarina
Margarina është e tejmbushur me yndyrna artificiale të cilat ulin kolesterolin e mirë dhe rrisin atë të keq. Në vend të kësaj yndyrne zgjidhni ato të shëndetshme siç janë avokado, arrat dhe farat e linit./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...