Sport

Vuan në mbrojtje, Guardiola do futbollistin e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 10 Dhjetor 2019

Pavarësisht deklaratave të mëparshme të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, se nuk do të bënte ndërhyrje në merkaton e dimirt, me problemet në mbrojtje duket se spanjolli ka ndryshuar mendje.

Objektivi i Citinzens për në Janar është pikërisht të përforcojë repartin e prapavijës, që me mungesën e Aymeric Laporte po has shumë vështirësi.

Alternativa e Citizens për të mbushur këtë boshllëk quhet Samuel Umtiti. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë. Kjo situatë e krijuar te katalanët mund ta shtyjë francezin t’i bashkohet ekipit të Guardiolës që në janar.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy