Vuajnë nga të njëjtat simptoma, por vetëm njëra ka tumor…/Historia e pazakontë e dy binjakeve!
Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 19 April 2023
Sophie Walker u diagnostikua me tumorin “Wilms” i cili prek veshkat, në tetor të vitit 2017. Në atë kohe ajo ishte vetëm 10-vjeçe dhe filloi të përjetonte simptomat e para që përfshinin dhimbje stomaku, shpine, marrje mendsh dhe humbje peshe. Çfarë suprizoi prindërit dhe mjekët e Sophie-së ishte fakti se dhe motra binjake e saj, Megan po vuante nga të njëjtat shenja, ndonëse nuk ishte e sëmurë. Megan iu nënshtrua një rezoncance “MRI”, por përgjigja rezultoi negative.
Kështu, doktorët dolën në një përfundim i cili njihet shkencërisht prej vitesh dhe ky është fenomeni i “binjakëve pasqyrë” ose “telepatia e binjakëve”. Kur njëri nga binjakët ndjen një dhimbje, të njëjtën dhimbje ose ndjesi përjeton edhe binjaku tjetër. Nëna e Megan dhe Sophie tregoi për “Daily Mail”:
Që nga koha që Sophie është diagnostikuar, ajo i është nënshtruar 3 proceseve të kimioterapisë të cilat kanë ndikuar edhe në shëndetin mendor dhe emocional. Prindërit shpjeguan se përgjatë gjithë sfidave shëndetësore të motrës së saj, Megan nuk ka pasur as edhe një moment qetësie. Ajo ka qenë në dhimbje konstante të pashpjegueshme nga ana mjekësore dhe se po lufton çdo ditë që të ndihet më mirë. Megan nuk mund të qetësohet nëse Sophie nuk ndodhet afër saj.
Megan donte të qëndronte çdo ditë në spital me Sophie-n. Ndonjëherë rrinte me të deri në orën 3 të mëngjesit. Ajo nuk do ta linte vetëm derisa lodhej dhe i vinte gjumë. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, Megan-it nuk lejohej ta shihte motrën. Ajo mezi u mësua me këtë fakt pasi nuk e përballonte dot. Përveç problemit me largësinë Megan ishte e pafuqishme dhe ndjente dhimbje trupi në çdo moment. Ndonëse vazhdojmë t’i bëjmë teste, mjekët na thonë se kjo është “gjë binjakësh” dhe se nuk do ta kuptojmë kurrë tërësisht.

T� tjera
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...



































