Lajme

Vrḁsja në Bibaj, suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 17 August 2024

Është suspenduar shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj pas vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në fshatin Bibaj nga një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

“Po, është suspenduar për menaxhim jo të mirë, por jo për rastin. Pra, është suspenduar në lidhje me keqmenaxhim të ndërrimit. Polici i tij është ai që e ka bërë vrasjen”, tha Reka për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Dje në parkingun e një salle dasmash ka ndodhur një vrasje, ku për këtë rast janë arrestuar dy persona, një nga ta zyrtar policor.

Policia mbrëmë e ka konfirmuar për Klankosova.tv se vrasja ka ndodhur me armë zyrtare, ndërsa polici i cili ishte jashtë detyrës, është vetëdorëzuar në polici, ku me vete e ka pasur edhe armën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera