Lajme

Vritet lideri i Shtetit Islamik, ISIS

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 30 November 2022

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik tha të mërkurën se lideri i tij Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi është vrarë në betejë dhe njoftoi një zëvendësues.

Një zëdhënës i grupit tha se Hashimi, një irakian, u vra “në luftë me armiqtë e Zotit”, pa dhënë detaje mbi datën e vdekjes së tij apo rrethanat.

Duke folur në një mesazh audio, zëdhënësi identifikoi udhëheqësin e ri të grupit si Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.

-Advertisement-

Kurashi i referohet një fisi të profetit Muhamed, nga i cili liderët e ISIS pretendojnë prejardhjen.

Udhëheqësi i mëparshëm ishte, Abu Ibrahim al-Qurashi, i cili u vra në fillim të këtij viti në një sulm të SHBA-së në provincën Idlib në veri të Sirisë.

Paraardhësi i tij Abu Bakr al-Baghdadi u vra, gjithashtu në Idlib, në tetor 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera