Lajme

Vritet autori i dyshuar i sulm sulmeve terroriste në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 21 August 2017

Policia spanjolle vrau sot pranë Barcelonës, Younes Abouyaaqoub, autor i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në këtë qytet, pas katër ditësh kërkimesh.

Marokeni, 22 vjeç, u vra në Subirats, 50 kilometra në perëndim të Barcelonës gjatë një operacioni të policisë që kishte filluar pak pas orës lokale 16:00 (14:00 GMT).“Mossos d’Esquadra”, njoftoi më herët se kishte identifikuar të vdekurin si Younes Abouyaaqoub, por vazhdonte të mbikëqyrte zonën në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm.

“Policia kishte bllokuar akset rrugore që kalonin mes vreshtave pranë të cilave i dyshuari mendohet të jetë vrarë, ndërkohë që një helikopter ka mbikëqyrur zonën e rrethuar nga policia”, theksoi një gazetar në vend.“Këtu, në fakt ka mjaft shtëpi të punëtorëve sezonalë të braktisura dhe është e lehtë për t’u fshehur”, theksoi Arnau Gomez, 24 vjeç, i cili banon një kilometër nga vendi ku u vra i dyshuari.“Papritur janë dëgjuar shumë vetura policie, 20-25 sirena”, theksoi Roser Ventura, punonjës në një kantinë vere rreth 500 metra nga rruga ku u vra Abouyaaqoub.“Personi i kërkuar nga të gjithë policët e Evropës, për terrorin e shkaktuar në shëtitoren e Ramblas në Barcelonë duke vrarë 14 kalimtarë, mbante një rrip me eksploziv”, theksoi policia katalanase në rrjetin social Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera